Добредојдовте во Панада
✉ info@panada.com.mk 📱 072 626 992
Орешани бб, 1053 Зелениково, Скопје

SËMUNDJA E ALZHEIMERIT DHE TË GJITHA LLOJET E SKLEROZAVE

SËMUNDJA E ALZHEIMERIT DHE TË GJITHA LLOJET E SKLEROZAVE

Sëmundja e Alzheimerit dhe të gjitha llojet e sklerozave

Sëmundja e Alzheimerit (latinisht: Morbus Alzheimer) – sëmundje nga grupi i sëmundjeve neuro-degjeneruese. Zakonisht shfaqet tek popullata mbi moshën 65 vjeçare dhe është përgjegjëse për 60% të sëmundjeve të demencës, e pasuar nga demenca vaskulare në vend të dytë dhe demenca alkoolike në vend të tretë.

Karakteristike është përkeqësimi progresiv i funksioneve konjitive, me aftësi të zvogëluar për kryerjen e aktiviteteve ditore, ndryshime në humor dhe në karakterin e simptomave neuropsikologjike. Vite para manifestimit të simptomave të para, në trurin e të sëmurit mblidhen shtresa të përbëra nga beta-amiloide-(Aβ) peptide me konfigurim të ndryshuar. Së bashku me shtresat, në neurone depozitohen edhe neurofibrile në formë të lëmshit, shenjë karakteristike patognomonike për këtë sëmundje.

Për këto ndryshime degjenerative, që janë bazë e vetë sëmundjes, ende nuk ekziston terapi.

Shkaqet për shfaqjen e Sëmundjes së Alzheimerit nuk janë plotësisht të qarta. Nga aspekti gjenetik, është krijuar një variant i gjenit ApoE, që paraqet faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit. Përveç kësaj, janë zbuluar mutacione gjenetike edhe në tre gjene (presenilinë-1 dhe 2 – dhe proteinë-amiloide-perkusor APP), që mbase janë faktor shkaktar për formën e rrallë të sëmundjes. Ndryshimet në këto tre gjenë çojnë në depozitimin më të hershëm të beta-amiloid në tru, ndryshe nga format sporadike – të patrashëguara të sëmundjes. Vlerësohet se faktorët gjenetikë janë vetëm 30% e faktorëve të rrezikut për shfaqjen e sëmundjes së Alzheimerit.

Epidemiologjia

Nga sëmundja e Alzheimerit sëmuren thuajse vetëm persona në moshë më të thellë. Me avancimin e mjekësisë, dhe me atë edhe zmadhimi i kufirit të jetëgjatësisë, rritet edhe përfaqësimi i sëmundjes. Nën moshën 65 vjeçare të prekur janë 2%, tek popullata e moshës 70 -vjeçare 3%, tek 75 – vjeçarët 6% dhe tek 85 – vjeçarët 20%. Mbi 85 vjet bie përqindja e të sëmurëve sepse të sëmurët nga sëmundja e Alzheimerit rrallë herë arrijnë moshë të tillë. Deri tani shfaqja më e hershme e sëmundjes është shënuar tek pacient 27 vjeçar, që ka vdekur në moshën 33 vjeçare.

Në vitin 2007, në nivel botëror, janë hasur 29 milionë njerëz të sëmurë nga sëmundja e Alzheimerit. Sipas modeleve statistikore, parashikohet që në vitin 2050 numri i të sëmurëve do të rritet në 106 milionë.

Diagnoza

Njohja e sëmundjes sipas pamjes klinike karakteristike

Shenja paralajmëruese

Sipas Institutit nacional amerikan për plakje, ekzistojnë shtatë shenja paralajmëruese të sëmundjes:

1. Përsëritje të të njëjtës pyetje.

2. Përsëritje të të njëjtit tregim.

3. I sëmuri nuk di të kryejë aktivitete të caktuara të përditshme psh. gatim, të luajë me letra, përdorim të telekomandës.

4. I sëmuri nuk di t’i përdorë paratë, llogaritë bankare, transferimet etj.

5. I sëmuri nuk mund të gjejë sende të caktuara ose i vendos ato në vende të pazakonshme dhe mendon se persona të tjera i kanë zhvendosur të njëjtat sende.

6. E lenë pas dore pamjen e jashtme.

7. I sëmuri i përgjigjet pyetjes me të njëjtën pyetje që i është bërë.

Faza para demencës

Madje edhe deri 8 vjet para diagnozës definitive të Alzheimer, mund të përcaktohen goditje neuropsikologjike. Atë që mund të njihen më lehtë janë problemet me kujtesën e shkurtër dhe kujtesën e informacioneve të reja. Në disa raste, që në këtë fazë, janë të prekura kuptimi i bisedës dhe ndjekja e qëllimeve personale. Tipike janë çrregullime të afektit, siç është depresioni, mospërfillja dhe mos interesimi.

Faza e herët dhe e mesme

Tek shumica e pacientëve, kujtesa e zvogëluar dhe mësimi çojnë në vendosje të diagnozës. Te prekura në mënyrë më të fuqishme janë kujtesa e shkurtër dhe mësimi, ndërsa kujtesa e gjatë, aktivitetet e zakonshme dhe përjetimet emocionale janë ende të ruajtura. Aftësitë biseduese tek i

sëmuri janë përgjithësisht të zvogëluara, dhe ajo manifestohet nëpërmjet leksikonit të zvogëluar dhe të folurit të vështirësuar. Ekziston pasiguri gjatë lëvizjeve të imta motorike, që vijnë në dukje gjatë të shkrojturit, gjatë vizatimit ose gjatë të veshurit. Në fazën e mesme, një pjesë e pacientëve janë ende të aftë që të funksionojnë në mënyrë të pavarur, por janë të varur nga ndihma e huaj gjatë aktiviteteve të ndërlikuara.

Faza e avancuar e demencës

Në fazën e avancuar të sëmundjes pacientët u humbasin aftësitë e fituara dhe nuk mund të njohin persona dhe sende. Goditje të pabaza të zemërimit dhe dhunës mund të hasen madje edhe tek pacientë që para sëmundjes kanë qënë paqësorë. Muskulatura e pacientëve shpërbëhet vazhdimisht. Ajo çon në probleme të mëtejshme të të folurit, inkontinencë urinare dhe defekacioni si edhe zvogëlim të vazhdueshëm të lëvizshmërisë së pacientit, që në fund pacienti të bëhet “i lidhur në shtrat”. Masje edhe gjatë kryerjes së aktiviteteve më të thjeshta, pacienti ka nevojë për ndihmë. Sëmundje çon drejt vdekjes, që shpesh lind si rezultat i infeksioneve të mushkërisë ose infarkt të miokardit.

Kritere diagnostikuese

Kriteret për diagnostifikim të sëmundjes së Alzheimerit janë të përcaktuara në 1984 dhe të plotësuara në vitin 2007 nga ana e Institutit nacional për sëmundje neurologjike dhe goditje (NINCDS) dhe Shoqata për Alzheimer (ADRDA). Diagnoza klinike sipas këtyre kritereve vendoset kur çrregullimet konjitive që tregojnë për demencë vërtetohen me ekzaminime neuropsikologjike. Për diagnozë përfundimtare, është i nevojshëm vërtetim histopatologjik, që përfshin përpunim mikroskopik të mostër nga indi i trurit. Tek sëmundja e Alzheimerit janë çrregulluar tetë funksione konjitive – kujtesa, të folurit, perceptimi, vëmendja, aftësi konstruktive, orientimi, zgjidhja e problemeve dhe aftësi funksionale.

Në Panada ka departament të veçantë për pacientë të sëmurë nga sëmundja e Alzheimerit dhe në atë departament ka kujdestare që janë të disponueshme për çfarëdo lloj nevojë të pacientit.