Добредојдовте во Панада
✉ info@panada.com.mk 📱 072 626 992
Орешани бб, 1053 Зелениково, Скопје

Qindra njerëz nga Maqedonia çdo vit vijnë në fazë në të cilën është e dukshme se duhet të transferohen në shtëpi për persona të moshuar. Si për ta edhe për më të afërmit e tyre ky është proces i vështirë. Ne në Panada e kuptojmë situatën tuaj. E dimë se si ndjeheni. E udhëheqim këtë shtëpi për persona të moshuar me dashuri ndaj punës dhe u japim kujdes të sinqertë personave të moshuar. Shpesh e përmendim se klientët tanë nuk janë të akomoduar në shtëpi për të moshuar por ne punojmë për ta njëlloj si në shtëpitë e tyre. Kur ata janë këtu me ne, ata janë familja jonë. Pse Panada? Sepse përvoja është e një rëndësie të pamatshme për lloj të tillë institucionesh dhe ne ofrojmë kujdes dhe dashuri të pamatur ndaj personave të moshuar tashmë për 15 vjet

Si duket një ditë në Panada?

Panada është institucion profesional për kujdes dhe përkujdesje të personave të dobët, të sëmurë dhe të moshuar. Kujdesi dhe përkujdesja janë gjysma e shëndetit, prandaj ne u ofrojmë kujdes mjekësor 24 orë me infermiere, gerento-shtëpiake dhe fizioterapistë me përvojë. Përshtatemi ndaj zakoneve të njeriut dhe nuk kemi orar të rreptë, dhe prandaj shkurtimisht kështu duket një ditë në shtëpinë tonë për të moshuar:

· Zgjim të personave sipas dëshirës së tyre pa orar

· Higjienë personale (larje të dhëmbëve, dush, rruajtje, si edhe modele flokësh sipas dëshirës)

· Mëngjes

· Kontroll nga mjeku

· Meze

· Fizioterapi

· Drekë

· Aktivitete sociale me punëtor social (bisedë, shëtitje, lojë me letra, TV, organizim të ekskursioneve njëditore)

· Meze

· Aktivitete të lira, dhe ndërkohë pastrohen dhomat

· Darkë

Panada disponon me TV, kondicioner, qasje interneti, Ashensor për personat e palëvizshëm, 20 kolektorë diellorë që mundësojnë 24 orë ujë të ngrohtë, kaldajë vetjake si edhe vatër, parking, lavanderi, hapësirë të caktuar për duhanpirës dhe shumë përfitime të tjera.