Добредојдовте во Панада
✉ info@panada.com.mk 📱 072 626 992
Орешани бб, 1053 Зелениково, Скопје

Kujdes dhe përkujdesje për persona të moshuar dhe të dobët

Infermierja është këtu për 24 orë dhe kujdeset për tu dhënë klientëve çfarëdo lloj terapie që është sipas urdhrit të mjekut si: infuzionesh, me tableta, ampulare, fasho etj. Kujdestaret ose gerentro-shtëpiaket janë gjithashtu këtu për 24 orë. Ato kujdesen për kujdesin komplet të klientëve. I ushqejnë ata që nuk mund të ushqehen, i lajnë ata që nuk mund të lahen, ndërrimin e pelenave dhe pastrimin e kateterit të atyre që janë në atë gjendje, rruajtje, qethje, lyerje të flokëve dhe modele flokësh, depilim, kujdes komplet dhe higjienë, si edhe ndihmë gjatë hyrjes, lëvizjes etj.

Klientët në Panada fitojnë 5 vakte dmth. 3 vakte kryesore dhe 2 meze gjatë ditës. Dreka është sistem hotelierik domethënë përmban supë, sallatë, gjellë dhe mish, desert dhe fruta. Nëse klienti është më i dobët, mjeku internist e bën menunë që të koordinojë me gjendjen shëndetësore të klientit, në atë rast gatuhet veçanërisht për atë klient. Panada mundohet që tu sigurojë klientëve zgjedhje sa më të mirë të ushqimit të gatuar shtëpiak nga kuzhina maqedonase, përgatiten ushqime për në dimër si edhe komposto, reçel, marmallatë, nga frutat sezonale. Klientëve ushqimi u shërbehet edhe nëpër dhoma nëse nuk dëshirojnë ose nuk mund të qëndrojnë në pjesën për qëndrim ditor. Ky shërbim është i disponueshëm për klientët 24 orë.