Добредојдовте во Панада
✉ info@panada.com.mk 📱 072 626 992
Орешани бб, 1053 Зелениково, Скопје
shtëpi ekskluzive për persona të dobët dhe të moshuar

Kompleksi Panada

“Panada” është objekt me 8 nivele me shumë dritë natyrore në brendësi. I akomoduar në sipërfaqe prej 2510 m2. Sipërfaqja e përgjithshme e institucionit është 600 m2 dhe zyra me hapësirat e magazinës 180 m2.

“Panada” është institucion profesional privat për kujdes dhe përkujdesje të personave të dobët, të moshuar dhe të sëmurë. E lokalizuar në vetëm 20 minuta larg qendrës së Shkupit, në lagjen e fundjavës Oreshan. Në mjedis të shkëlqyer dhe të gjelbër, jo shumë larg nga lumi Vardar. I izoluar nga zhurma dhe ndotja e qytetit.

Për ju ose për personat tuaj të afërm të dobët, të sëmurë dhe të moshuar mundësojmë kujdes mjekësor 24 orë, me ekip të përbërë nga infermiere me përvojë, gerento-shtëpiake dhe fizioterapistë, që me buzëqeshje të gjerë do t’ju ndihmojnë në çdo moment. Mjek gjithmonë me telefonatë, nga çfarëdo lloj specialiteti të keni nevojë, që kujdeset dhe mundohet që shëndeti juaj të përmirësohet plotësisht.

Në përdorim është edhe aparatura më bashkëkohore për terapi fizike që kontribuon shërim të shumë sëmundjeve dhe gjendjeve Fiziterapisti me masazhet manuale, ushtrimet aktive dhe pasive, masazhet me masazherë elektrikë, vertikalizim, ecje dhe lëvizje me të gjitha llojet e pajisjeve ndihmë dhe deri në lëvizje më stabile, do t’ju mundësojë që të ndjeheni shumë vite më të rinj, më të lumtur dhe më të kënaqur.

Menaxheri i Panada është Mile Dimitrovski, personi që është përgjegjës për funksionimin e të gjithë shtëpisë, personelin dhe klientët. Ai e di saktësisht se si duhet ta bëjë “pacienti ka gjithmonë të drejtë, ne jemi këtu me fytyrë të buzëqeshur që t’iu ndihmojmë të gjithve që kanë nevojë”.

Personeli në Panada përbëhet nga infermiere, gerento-shtëpiake, kuzhinierë, ndihmës kuzhiniere, persona për larje, për higjienë, dhe fizioterapistë. Numri i të punësuarve në një turn është i përshtatshëm me kushtin e parashikuar ligjor.

PANADA E ZGJAT JETËN TUAJ

 

Misioni Ynë

Ju a japim personave të moshuar

dashurinë dhe kujdesin për të cilin kanë nevojë.

LEXO MË SHUMË