Добредојдовте во Панада
✉ info@panada.com.mk 📱 072 626 992
Орешани бб, 1053 Зелениково, Скопје

GODITJE TURI

GODITJE TURI

Goditje turi

Goditja e trurit është një lloj lëndimi i trurit. Gjithashtu është i njohur si goditje ose pikë në tru. Në goditje truri arrihet kur ka ndërprerje të menjëhershme të furnizimit me gjak në tru. Rrjedhja e oksigjenit dhe materieve ushqyese në tru është ndërprerë dhe qelizat e trurit dëmtohen ose shkatërrohen. Kur qelizat e trurit janë të shkatërruara humbasin funksionet trupore që këto qeliza i kontrollojnë zakonisht. Goditja e trurit varion me nivelin e seriozitetit: nga goditje kaluese ishemike ku simptomat përmirësohen në afat të disa ditëve, deri në sulm të trurit që mund të shkaktojë paaftësi të përhershme ose madje edhe vdekje.

Ekzistojnë dy lloje të goditjes së trurit: Goditje ishemike dhe Goditje hemorragjike truri.

Goditja ishemike është rezultat i vendit të bllokuar në ndonjë nga enët e gjakut në tru dhe është tipi më i shpeshtë i goditjes së trurit. Goditja e tillë mund të jetë trombike ose embolike.

Në goditje trombike arrihet kur formohet gungë e gjakut të mpiksur në enën e gjakut që është zmadhuar aq shumë sa që e bllokon plotësisht enën e gjakut.

Në goditje embolike arrihet kur gunga e gjakut të mpiksur formohet në vend tjetër në trup dhe udhëton deri në tru.

Goditjet kalimtaret shkurtra ishemike (Transient Ischaemic Attacks – TIA) janë shesh herë shenjë e paralajmërimit se mbase së shpejti do të ndodhë goditje truri. Edhe pse simptomat mund të zhduken shpejt, mjekimi në kohë është e një rëndësie vitale që të pengohet goditje tjetër truri.

Goditje hemorragjike e trurit ndodh kur vjen deri në plasaritje së ndonjë ene gjaku dhe rrjedhje të gjakut në indin rrethues së trurit, d.m.th pikë. Si rezultat i saj ndodh lëndim i qelizave në vend dhe rreth vendit ku ka ndodhur goditja e trurit.

Simptoma

Shenjat e paralajmërimit për goditje truri dhe për goditje kalimtare ishemike mund të jenë një ose disa nga këto:

· Dobësi ose paralizë të fytyrës, dorës ose këmbës

· Koordinim ose baraspeshë të keqe

· Vështirësi me të folurin ose të kuptuarin

· Vështirësi me gëlltitjen

· Probleme me shikimin (shikim të mjegullt, shikim të dyfishtë ose humbje të shikimit)

· Ngurtësim ose humbje të ndjenjës në njërën anë të trupit

Goditja e trurit paraqet rast urgjent mjekësor. Çfarëdo qofshin shenjat e goditjes së trurit, nuk duhet të shpërfillen dhe duhet të kërkohet ndihmë urgjente mjekësore. Sepse nëse fillohet menjëherë me mjekim pas shfaqjes së simptomave, ajo mund t’i përmirësojë shanset për mbijetesë dhe ta zvogëlojë peshën e goditjes.

Mjekimi

Kujdesi pas goditjes së trurit mund të përfshijë ndonjë nga këto:

· Ekzaminim që të zbulohet lloji i goditjes së trurit, vendi i dëmtimit dhe serioziteti i goditjes (vendosje të diagnozës).

· Skanim të trurit sa më shpejt të jetë e mundur që duhet të ndihmojë në përcaktimin e diagnozës.

· Konsum të medikamenteve që të hollohet gunga e gjakut (tromboliza). Tromboliza nuk ofrohet gjithmonë, vetëm numër i vogël i njerëzve mund ta pranojnë këtë trajtim sepse medikamenti duhet të konsumohet në afat shumë të shkurtër kohor pas goditjes së trurit që ai të mund të veprojë.

· Ekzaminim me ultratingull të arterieve të qafës dhe zemrës.

· Test të gjakut që të kontrollohet niveli i sheqerit dhe kolesterolit.

· Rekomandim të medikamenteve që të zvogëlohet tensioni i gjakut dhe kolesterolit, si edhe tableta për zvogëlimin e rrezikut nga formimi i gungave nga gjaku i ngurtësuar.

Pas goditjes së trurit mund të ketë probleme me:

· Lëvizjen dhe ecjen

· Gëlltitjen dhe të ngrënin

· Të folurin, të shkruarin dhe të kuptuarin

· Kontroll mbi fshikëzën e urinës ose zorrën e trashë

· Shikimin dhe ndjenjën (plotësisht ose në vetëm njërën anë të trupit)

· Dëgjim, shije ose aromë

· Efekte emocionale dhe psikologjike

Rehabilitimi mund të zgjasë për një periudhë të gjatë në varësi të nivelit të goditjes së trurit.